Sllovakia nga sot e mban presidencën e radhës të BE-së

PUBLIKUAR

Sllovakia nga sot e mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në momentin më të ndjeshëm në historinë e bllokut të shteteve evropiane pas referendumit britanik për të dal nga BE-ja.

Sllovakia është bërë anëtare e BE-së para 12 vjetësh, ndërsa është edhe pjesë e eurozonës.

Ndonëse çështja e BREXIT natyrshëm do e dominojë këtë periudhë, Bratislava është zotuar se do të merret edhe me forcimin e ekonomisë së BE-së dhe me tema të tjera urgjente.

Një nga veprimet e para do të jetë mbajtja e një samiti joformal liderësh të BE-së në kryeqytetin sllovak më 16 shtator, duke e shënuar kështu herën e parë që një samit i tillë nuk do të mbahet në Bruksel prej vitit 2010, transmeton Evropa e Lirë.

Megjithëse Britania zyrtarisht vazhdon të jetë anëtare e BE-së në këtë samit janë të ftuar vetëm liderët e 27 shteteve anëtare.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...