Dy vende janë në prag të njohjes së Kosovës

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se edhe më tutje prioritet mbetet rritja e numrit të njohjeve dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka paralajmëruar se dy vende janë në prag të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Hoxha ka vlerësuar se punët nuk qëndrojnë keq as me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai ka treguar se deri më tani Kosova ka arritur të bëhet pjesë e dhjetëra organizatave të ndryshme në rajon, Evropë dhe botë.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, Hoxhaj ka thënë se ky proces duhet të vazhdojë por, sipas tij, vëmendja duhet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Kurse sa i përket terrorizmit, ministri Hoxhaj ka thënë se asnjë shtet sot nuk është i sigurt përballë tij, por, sipas tij, në raport me shumë vende të tjera në botë, Kosova është më e sigurt.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...