Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, kishin shkëmbyer akuza të rënda në drejtim të njëri tjetrit. Madje, akuzat e rënda mes tyre, e kishin vënë në pikëpyetje edhe angazhimin e tyre në Luftën e UÇK-së.
Mirëpo, sot në një akademi përkujtimore të mbajtur në Tiranë për pesë Dëshmorët e Kombit, Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha, Lefter Koxhaj dhe Pajtim Roci, ata janë takuar mes vete.
Burime të Veriu që ishin të pranishëm në këtë akademi kanë treguar se Lladrovci me dy mendje i ka folur Selimit.
“Fillimisht në akademi ka ardhur Rexhep Selimi, ndërsa Ramiz Lladrovci ka ardhur më vonë dhe ka filluar të ju flas mysafirëve që ishin në rendin e parë. Kur ka ardhur radha tek Rexhep Selimi, ia ka zgjatur dorën, por u pa që këtë e bëri veç sa për formalitet”,/Veriu/


