Rreth 22 mijë maturantë Sërish në Test

PUBLIKUAR

Shk.Mesme_Xhemajl_Mustafa_-_Prishtine_168137

  • Rreth 22  mijë maturantë që nuk e kanë kaluar pjesën e parë të testit të maturës, kur ishte mbajtur me 9 dhe 28 qershor, do të përsërisin testin e Maturës Shtetërore.“Testet vetëm janë duke u përfunduar, si dhe testet për gjuhën boshnjake, serbe dhe turke” tha Mustafë  Kadriu, udhëheqës i divizionit për  monitorim dhe vlerësim të standardeve.Edhe në afatin e dytë të testit të maturës, testi do të vëzhgohet nga pjesëtarë të kompanive të sigurimit, siç ishte vepruar edhe në pjesën e dytë të afatit të parë  të testit të maturës të mbajtur në qershorë.
  • Ai shtoi se një pjesëtar i sigurimit do të vëzhgoj përafërsisht 12 deri në 15 maturantë.
  • “Kompanitë kanë me qenë të njëjta siç kanë qenë në afatin e parë të testit të maturës” tha Kadriu.
  • Ai shtoi se  përgatitjet janë duke u bërë në të gjitha komunat e vendit.
  • Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thotë se presin që deri të premten, kur do të testohen edhe maturantet në pjesën e parë për lëndët e përgjithshme, të përfundojnë të gjitha përgatitjet.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...