Konfirmon Ministria e Brendshme: Sulmi në Stamboll është kryer nga ISIS-i

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, dy ditë pas sulmit tragjik në aeroportin e Stambollit, deklaroi se të dhënat e fundit që disponojnë shërbimet sekrete turke që vërtetojnë se sulmi terrorist në aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” është kryer nga organizata terroriste ISIS.

“Të gjitha të dhënat që disponojmë flasin se sulmi është kryer nga organizata terroriste ISIS. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar në mënyrë kategorike”, tha Ala.

Por ai theksoi se po shqyrtojnë me vëmendje të gjitha ndërlidhjet e mundshme në mënyrë që të përcaktojnë kush mund të ketë qëndruar prapa sulmit.

“Posedojmë disa informacione dhe të dhëna për persona të caktuar. Në këtë drejtim po shqyrtohen me vëmendje të gjitha lidhjet në mënyrë që të përcaktojmë qartë se kush qëndron pas sulmit. Hetimi gjithëpërfshirës është në vijim e sipër”, theksoi ministri i Brendshëm turk, transmeton syri.

Gjatë sulmit në aeroportin e Stambollit humbën jetën 41 persona dhe u plagosën 130 të tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...