Meha largohet nga Katari, i ndodh diçka e çuditshme

PUBLIKUAR

Mediat turke kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se tratativat e tij me Al Nasrin janë ndërprerë.

Mesfushori i Kombëtares, Alban Meha, do të vazhdojë aventurën e tij në Turqi.

Mediat turke kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se negociatat e tij me Al Nasrin janë ndërprerë. Ka qenë vetë zëvendëspresidenti i skuadrës turke që ka bërë me dije gjithçka.

“Drejtuesit e rinj të Al Nasrit nuk aprovuan transferimin e Mehës dhe ne jemi të gëzuar që ndodhi kështu, për vetë faktin se ai është një futbollist që i shërben shumë projektit tonë për të ardhmen, përcjell “Panorama Sport”.

Javën e ardhshme ai do t’i bashkohet skuadrës në nisjen e përgatitjeve për edicionin e ri”, ka deklaruar Fatih Ilmaz, i cili ka shtuar se shqiptari do të ketë edhe një vit tjetër kontratë me skuadrën turke.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...