Autoritetet turke publikojnë foton e njërit prej sulmuesve në aeroportin “Ataturk” (Foto)

PUBLIKUAR

Anëtarët e njësisë për luftën kundër terrorizmit në Turqi, kanë publikuar fotografinë e njërit prej terroristëve në sulmet e përgjakshme të aeroportit Ataturk në Stamboll.

Kjo fotografi është shkrepur nga kamerat e sigurisë në aeroport, në të cilën shihet qartë fytyra e sulmuesit duke mbajtur një pushkë automatike AK-47, transmeton Telegrafi.

Turqi 2

Ata kanë arritur të identifikojnë terroristin përmes rrobave, derisa kanë bastisur dy shtëpi në të cilat kanë sekuestruar një numër të madh të dokumenteve të koduara, që lidhen me organizatën si dhe materiale të ndryshme digjitale.

Zyrtarët turq kanë bërë të ditur se për sulmin në Stamboll është përgjegjës Shteti Islamik, por kjo organizatë terroriste deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...