Gani Gecit i caktohet një muaj paraburgim

PUBLIKUAR

00_12_1408862446615371291
Gani Gecit, që është i dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit i është vendosur masa e paraburgimit për një muaj nga ana a e policisë së EULEX-it. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Ganiut, Fadil Geci për gazetën Tribuna. ”Ganiu në bazë të procedurave ligjore do të qëndrojë një muaj paraburgim”. Ndërkaq sipas tij, Ganiu tashmë gjendet në burgun e Lipjanit dhe aty do të qëndrojë për një muaj rresht. Mirëpo Fadili nuk ka dashur të flasë për vendndodhjen e deritashme të Ganiut.
“Ai do të tregojë vet se ku ka qëndruar gjithë këtë kohë”, është shprehur Fadil Geci. Sipas tij familja Geci nuk ka asnjë informatë se ku ka qëndruar deri tash familjari i tyre dhe nuk di nga cili shtet Ganiu ka ardhur në Kosovë për t’iu dorëzuar policisë së EULEX-it. Sipas tij Ganiu do të tregojë vet se ku ka qëndruar gjatë këtyre ditëve.

“Nuk kam asnjë informatë për këtë. Nuk kam komunikuar hiq me të. Krejt këto gjëra do t’i thotë vetë Ganiu, kur t’i jepet mundësia të flasë”, ka thënë Fadil Geci. Ndërkaq Fadili vendimin e vëllaut të tij, Ganiut, për t’iu dorëzuar policisë së EULEX-it e cilëson si më të duhurin. Ai tha se tashmë familja Geci e ka humbur besimin tek institucionet kosovare…(Tribuna).

 

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...