Inteligjenca turke paralajmëroi sulmin e mbrëmshëm, 20 ditë më parë

PUBLIKUAR

Njësitet e inteligjencës turke kanë dërguar një letër paralajmëruese kryesuesve të shtetit dhe të gjitha institucioneve të saj në fillim të muajit qershor, rreth 20 ditë më parë në lidhje me një sulm të mundshëm nga ana e ISIS-it.

Përfaqësuesja Hande Firat në një transmetim të drejtpërdrejtë më 29 qershor në televizionin “Dogan” të Ankarasë ka thënë se në letër ishin edhe emrat e vendeve që ishin në shënjestër të sulmeve, ndër ta ishte edhe aeroporti Ataturk i Stambollit, shkruan Hyrriet Daily News, përcjell Telegrafi.

“Njësitë e inteligjencës i kanë dërguar një letër paralajmëruese krerëve të shtetit dhe të gjitha institucioneve të saj në fillim të qershorit, rreth 20 ditë më parë, rreth Stambollit”, ka thënë Fırat.

Sipas Zyrës së Guvernatorit të Stambollit, të paktën 41 persona u vranë dhe 239 të tjerë u plagosën, kur militantët e dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) kanë sulmuar aeroportin Ataturk të Stambollit.

Trembëdhjetë nga viktimat ishin të huaj, duke përfshirë pesë shtetas të Arabisë Saudite, një tunizian, një uzbeke, dy irakianë, një jordanez, një ukrainas, një iraniane dhe një personi me origjinë nga Turkistani Lindor.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...