Interi e dëshiron mesfushorin francez të West Hamit, Dimitri Payet
Pronarët e ri të Interit kanë gati 200 milionë euro për të shpenzuar gjatë këtij afati kalimtar dhe pritet të bëjnë disa blerje cilësore.
Ish presidenti Massimo Moratti e ka pranuar se është një fans i madh i mesfushorit francez dhe shpreson se pronarët e ri kinez do ta transferojnë atë.
Kujtojmë se për Payet po ashtu po interesohen edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Manchester United, City dhe Arsenal. /gazetaExpress/


