Midis Pejës gjuan me revole dhe e plagos një person, më pas vret veten

PUBLIKUAR

Një qytetar i Pejës, në mëngjesin e sotëm, ka gjuajtur me armë viktimën duke e plagosur në shputën e majtë. Sulmuesi N.Q ka shkuar në vendin e punës së viktimës S.K dhe ka filluar të gjuajë më armë zjarri. I njëjti ka arritur që t’i largohet Policisë, por më pas e ka vrarë veten

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas policisë rajonale të Pejës, viktima e rastit  është i nacionalitet boshnajk. S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendrën e shëndetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti shtetas i Kosovës, nacionaliteti shqiptar N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri revole disa herë në drejtim të viktimës (S.K.), viktima arrin të fshehët me një vend në ketë qendër, por ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës.

I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen veprën e vetëvrasjes me armë zjarri./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...