Rebelët sirianë me përkrahjen e SHBA-ve e çlirojnë një aeroport nga IS

PUBLIKUAR

Luftëtarët rebelë sirianë me ndihmën e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara e kanë çliruar një aeroport ushtarak që kontrollohej nga grupi militant, Shteti Islamik.

Fjala është për një aeroport që gjendet në afërsi të qytezës, Al Bukamal, zonë afër kufirit me Irakun që kontrollohet nga IS, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhënat e Obsveratoriumit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër.

Operacioni sipas këtij grupi që përfshinte edhe ushtarë të huaj parashutistë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Operacioni është pasuar edhe nga luftime të ashpra.

Siç transmeton Evropa e Lirë, Ushtria e Re Siriane që e ka përkrahjen e SHBA-ve ka njoftuar dje se e ka nisur sulmin për rimarrjen e kontrollit mbi qytezën që gjendet afër Lumit Eufrat.

Kjo do të dëmtonte mundësitë e qarkullimit të grupit ekstremist në mes të Sirisë dhe Irakut dhe brenda territoreve të Sirisë që kontrollohen nga IS.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...