Obama: Votuesit britanik reaguan ndaj zhvillimit të ngadalshëm

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se zhvillimi i ngadaltë ekonomik dhe zgjerimi ambicioz dhe planet e integrimit të BE-së mund ta kenë shtyrë votuesin britanik që të votojë për të dal nga blloku evropian.

Gjatë një interviste të mbrëmshme me radion publike amerikane, NPR, Obama ka thënë se ekonomia në eurozonë nuk ka shënuar ngritje sikur ekonomia amerikane prej krizës financiare të vitit 2008 dhe se BE është ngutur që të zgjerohet pa e pasur konsensusin e nevojshëm.

“Unë mendoj që mënyra më e mirë për të menduar për këtë është se është shtypur butoni i pauzës mbi projektin e integrimit të plotë evropian”, ka thënë ai, transmeton Evropa e Lirë. “Nuk do e teproi me këtë pasi ka pasur pak a shumë reagime histerike pas votimit për BREXIT, sikur tani NATO nuk ekziston më, se aleanca trans-atlantike është duke u shpërbërë dhe se çdo vend është duke u strukur në këndin e tij. Kjo nuk është duke ndodhur”, ka thënë Obama.

Obama vëren disa ngjashmëri në mes të referendumit në Britani dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai thotë se disa politikanë kanë arritur të shfrytëzojnë frikën e votuesit për humbjen e kontrollit derisa ofrojnë “ndjenja nostalgjike dhe të paqarta rreth asaj se si…do e bëjmë Britaninë të mrekullueshme sërish, apo do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish”.

Por, Obama ka thënë se nuk beson që kandidati nga Partia Republikane amerikane për president, Donald Trump është zëdhënës legjitim për klasën punëtore në asnjërën anë të Atlantikut.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...

Vdes në QKUK një person, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte...