Duka i hap derën Canës për trajner, shpjegon dhe reagimin e Xhakës

PUBLIKUAR

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka rrëfyer disa nga momentet më deçizive të kuqezinjve në tri ndeshjet e luajtura në Francë.

Duke folur në emisionin “Opinion”, Duka e shpjegoi si një mërzitje të momentit tensionin që u shfaq me mesfushorin Taulant Xhaka në ndeshjen me Zvicrën.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, me një fitore dhe mendoj se meritonim diçka më shumë. Reagimi i Xhakës? Ai moment ka pas ngarkesë më shumë. Të gjithë u munduam t’ja lehtësonin ngarkesën… por ngarkesa psikologjike kishte muaj më parë. Ajo është një protestë kundër rezultatit dhe një mërzitje”.

Kreu i FSHF-së foli edhe për karrierën e kapitenit Lorik Cana, duke thënë se ai ende nuk e ka përcaktuar qartë se cila do të jetë e ardhmja me kuqezinjtë.

“Loriku ende nuk ka marrë një vendim. Patjetër që e ka ftesën nga ne nëse do të ndjekë rrugën e trajnerit”. /Albeu/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...