Mustafa: Qeveria gjithëpërfshirëse s‘ka asnjë kuptim

PUBLIKUAR

mustafa-qeveria-gjith-euml-p-euml-rfshir-euml-se-s-lsquo-ka-asnj-euml-kuptim_hd

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se PDK do ta propozojë e para kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, do të gjendet hapësira kushtetuese që Blloku, që ka shumicën ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit.

Mustafa thotë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve.

Kreu i LDK-së, deklaroi në një intervistë për ‘Epoka e Re’ (numri i së martës) se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik e as racional.

Thotë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është i vendosur për ta çuar deri në fund, duke përjashtuar çdo mundësi të koalicionit me PDK-në.

“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë“, tha Mustafa.

Sipas tij, vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30 për qind të votave, por me shumicën.

Mustafa thotë se Blloku e ka votën e pakicave dhe se presin prapë votat e tyre në Kuvend dhe për Qeverinë.

Mustafa thotë se PDK do ta propozoj e para kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por nëse nuk arrin të marrë shumicën, do të gjendet hapësira kushtetuese që Blloku që ka shumicën ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...