“Shaqiri do të kthehet në një skuadër të madhe”

PUBLIKUAR

Ish seleksionuesi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka vlerësuar se Xherdan Shaqiri në një të ardhme të afërt do të luajë sërish për një skuadër të madhe evropiane

Kosovari luajti për dy vjet e gjysmë te gjiganti gjerman Bayern Munchen dhe gjysmë viti tjetër tek ai italian, Inter, nga ku u transferua te Stoke City në Angli.

Por, pas paraqitjes në Evropian, gjasat janë që ai sërish të bëhet pjesë e një skuadre të madhe. Kështu thotë Ish seleksionuesi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Shaqiri na tregoi sërish të gjithëve se ai është njeri për të shënuar gola të veçanta. Goli i tij ishte i mrekullueshëm. Ai tani duhet të stabilizohet te Stoke, të luajë rregullisht dhe t’ua bëjë të qartë të gjithëve se ai mund të shënojë shumë gola. Herët a vonë, ai do të transferohet te një klub i madh”, ka thënë Hitzfeld për Blick. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...