“Ky është fajtori për eliminimin e Anglisë”

PUBLIKUAR

Pas Spanjës, është Anglia që i ka dhënë lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8’ave, ndërsa Islanda është surpriza e madhe e këtij Evropiani

Mediat angleze kanë gjetur fajtorin për eliminimin nga Kampionati Evropian. Sipas tyre, portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është një prej fajtorëve më të mëdhenj për rezultatet e dobëta të Anglisë në Euro 2016.

Hart, shfaqi formë të dobët gjatë garës në Francë, duke mos qenë aspak në formën si paraqitet te City e që në fund i kushtoi skuadrës së tij me eliminim në fazën e dytë të garës, pas humbjes së befasishme nga Islanda.

Hart ishte kritikuar pas barazimit 2:2 me Rusinë, e më pas edhe golit të pësuar nga distanca nga Gareth Bale në duelin ndaj Uellsit.

Derisa në takimin ndaj Islandës, Hart pësoi një gol të lehtë e që ishte vendimtar në përcaktimin e fituesit, duke e eliminuar Anglinë nga Euro 2016’.

Kujtojmë se eliminimi i befasishëm i Anglisë nga Euro 2016, ka bërë që trajneri Roy Hodgson të jap dorëheqje. /gazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...