Reali e fillon sezonin me fitore

PUBLIKUAR

6

Real Madridi edhe pse nuk bëri ndonjë paraqitje shumë bindëse ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit përballë Cordobas.

Edhe pse kurrë nuk u ndje i kërcënuar, Reali nuk ishte dominues si zakonisht, veçanërisht kur kihet parasysh fuqia e rivalit që kishte përballë sonte.

Mbretërit kaluan në epërsi në Santiago Bernabeu pas vetëm gjysmë ore loje, kur pas një harkimi të topit nga Toni Kroos, Karim Benzema shënoi me kokë.

7

Vendasit vazhduan të dominojnë në posedim dhe gjatë minutave të mbetura të pjesës së parë, por mungonte harmonia dhe konkretizimi, një gjë që vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Rezultati ishte i hapur deri në minutën e fundit të takimit, kur Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë në takimin e sotëm, shënoi golin e dytë për vendasit që zgjodhi dilemën e fituesit.

Kujtojmë se Reali erdhi pas disfatës 1-0 nga Atletico Madridi në ndeshjen e dytë të Superkupës, e cila u zhvillua të premten, dy ditë pas ndeshjes së parë. /Telegrafi/

Real Madrid's Ronaldo falls inside the penalty area after being pushed by Cordoba's Crespo during their Spanish first division soccer match in Madrid

Ronaldo duke u fauluar në zonë, një penalti e lehtë e paakorduar nga gjyqtarët (Foto: AFP)

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...