Nikola Jankulovski, rektor i ri i UKM

PUBLIKUAR

Me 43 vota, profesori dhe dekani i Fakultetit të mjekësisë, Nikola Jankulovski, është zgjedhur për rektor të ri të UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kandidati tjetër Nenad Novskosvski ka marrë gjashtë vota, ndërsa gjashtë vota ishin të pavlefshme. Paraprakisht Plenumi Studentor e braktisi seancën pasi që Senati i universitetit i verifikoi mandatet e 67, nga 68 anëtarët, në mesin e të cilëve edhe të atyre të Parlamentit studentor për të cilët Plenumi pohon se u ka kaluar mandati.

Pas polemikave të shumta Plenumi studentor e braktisi seancën ndërsa Senati vazhdoi me votimin për zgjedhjen e rektorit të ri.

“Premtoj se do të bëj përpjekje maksimale që të përmbush premtimet e mia”, kështu ka deklaruar Rektori i ri i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. “Do të bëj përpjekje maksimale për avancimin e punës shkencore-hulumtuese si dhe të kushteve për punë”, ka shtuar Jankulovski

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...