Ymeri: ‘Car Llazari’ dëshmon projektin e “Zajednicës”

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar në lidhje me vendosjen e përmendores së ‘Car Lazarit” nesër në veriun e Mitrovicës.

Ymeri nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se me ngritjen e kësaj përmendoreje dëshmohet karakteri shovinist i “Zajednicës” si projekt.

Ja postimi i Ymerit në Facebook:

Veprimet kolonialiste të Serbisë kanë qenë përherë të përcjellura nga retorika shoviniste që nxitë urrejtje për të tjerët, teksa viktimizon veten. Përmendorja e Car Lazarit që u ngrit sot në Mitrovicë dëshmon karakterin shovinist të “Zajednicës” si projekt. “Zajednica” dhe “Lugina e Diellit” janë qëllimet, fryma shoviniste me Car Lazarin është arsyetimi.

Por, këto projekte s’do të kishin vend në Kosovë pa treshen e bashkëpunëtorëve Mustafa-Veseli-Thaçi. Këta politikanë, për pushtetin e tyre personal po i shtrojnë rrugën pushtetit të Serbisë në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...