Djemtë e Isa Mustafës servisuan BMW-në e Lutfi Zharkut pa tender

PUBLIKUAR

Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku, duket se nuk ka besim në askënd më shumë se sa në djemtë e kryeministrit, Isa Mustafa, për të servisuar veturën e tij.

Madje këtë me të njëjtin tender që servisuan veturat e babait të tyre. Gazeta Fjala mëson se vitin e kaluar, kompania e Besnik e Arben Mustafës, “MAKCAR L.L.C.” ka riparuar veturën BMW X5 me targa “3Z-003-08”, e kontraktuar nga  zyra e kryeministrit Mustafa.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se edhe kontrata për servisimi në vlerën 5 mijë e 281 euroshe, për këtë veturë e bashkëngjitur në urdhër pagesë ishte e panënshkruar ndërmjet palëve dhe i kishte kaluar afati i zbatimit.

Se kjo veturë është në shfrytëzim nga ministri Lutfi Zharku, e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Mustafë Gara, Sekretar i përgjithshëm në Ministri të Infrastrukturës.

Servisimin e veturave të institucioneve shtetërore, djemtë e kryeministrit e kanë vazhduar edhe këtë vit.

Së fundmi ata kanë fituar tenderin për servisim të automjeteve të Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës./Gazeta Fjala/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...