Hoxhaj: Deri në shtator vijnë dy njohje

PUBLIKUAR

Me kthimin e Enver Hoxhajt në postin e ministrit të Jashtëm, janë kthyer edhe premtimet për njohje të reja. Ai në një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit tha se deri në shtator, presin që të vijnë dy njohje të reja për pavarësinë, njëra nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine.

“Deri më tani kam arritur të komunikojë me 22 apo 23 shtete jo njohëse. Besoj që gjatë verës ose eventualisht gjatë muajit shtator këto dy njohje do të ndodhin. Këto njohje mund të vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine”, tha Hoxhaj.

Ai foli edhe për planin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, për të cilat tha se presin lajme të mira nga fundi i këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...