Lekaj: Ngritja e shtatores së Car Lazarit është sulm mbi historinë tonë

PUBLIKUAR

“Veprimi i fundit i Serbisë, me ngritjen e përmendores se Car Llazarit, është sulm mbi historinë tonë të djeshme, por një qeverisje e tillë çfarë po mbizotëron në Kosovë, pa përkushtim për të punuar për fuqizimin e institucioneve të vendit, po krijon shumë hapësirë që Serbia të jetë edhe më e fortë në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Lekaj.

Statusi i plotë:

Përmendorja e “Carave”

Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, e Qeveria jonë e gjumit lejon të ngriten përmendore të “Carave” në tokën tonë, ne do të mbesim vasal e të përulur para tyre. Veprimi i fundit i Serbisë, me ngritjen e permendores se Car Llazarit, është sulm mbi historinë tonë të djeshme, por një qeverisje e tillë çfarë po mbizotëron në Kosovë, pa përkushtim për të punuar për fuqizimin e institucioneve të vendit, po krijon shumë hapësirë që Serbia të jetë edhe më e fortë në Kosovë. Mos ndalimi i këtyre veprimeve, dje me “Luginen e Diellit” e sot me “Carin”, Serbisë po i rriten apetitet për Kosovën dhe ata nuk do të rreshtin asnjëherë se insistuari që të ndodhë ajo që ata e quajnë “koha e serbëve të arrijë përsëri…në Kosovë”. Në vend që nga Serbia të kërkohet, kthimi i fondit Pensional që na e kanë grabitur, kthimi i të pagjeturve që i ka zhdukë vet, kthimi i artëfakteve, dhe i gjërave tjera me vlerë, që janë të Kosovës, qeveria e t’keqit e t’ligut verbohet para këtyre veprimeve që e përdhosin tokën e Kosovës dhe nuk e marrin mundin të reagojnë qoftë edhe vetëm me një komunikatë.  Sa ma parë që të lirohet Kosova nga kjo qeveri, ajo do të jetë më e fortë përballë Serbisë…ndryshe së shpejti do të shihet që dëshmorët kanë rënë më kotë në altarin e lirisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...