Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Meqe të Gjakovës.
Zyrtarja e Policisë, Lirije Podrimaj, ka thënë për Express, se mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy pasagjereve që ishin të përfshira në aksident.
“Mjekët na lajmëruan se kanë vdekur dy femra, në aksidentin që ndodhi në fshatin Meqe të Gjakovës”, ka thënë Podrimaj për Express.



