Të harruar nga shteti

PUBLIKUAR

Fadil Shurdhaj, invalid i luftës, pasi humbi njërën këmbë në maj të vitit 1999 ka kritika në institucionet e vendit, pasi që, siç thotë ai, nuk kanë bërë asgjë për integrimin dhe socializimin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.

Shurdhaj, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, thotë se ka qenë e nevojshme trajtimi dhe socializimi i invalidëve dhe veteranëve, duke marrë parasysh tmerret që kanë përjetuar ata.

“Ka qenë e nevojshme, madje ka qenë e domosdoshme sepse këta invalidë, luftëtarë, këta ushtarë kanë përjetuar gjithçka në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, shkruan gazeta ‘Zeri’.

“Kanë mbetur pa dy këmbët, pa njërën këmbë, pa sy, pa duar dhe me ta është dashur të merret çdoherë Ministria e Shëndetësisë dhe çdoherë është dashur të merret Qeveria e Kosovës. Është dashur të trajnohen për jetë, pasi këta persona janë ata që kanë dhënë më së shumti, pas dëshmorëve”, thotë Shurdhaj, sipas të cilit vetëm pas 17 vjetëve kanë filluar edhe pasojat e përjetimeve të skenave të tmerrshme të luftës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...