Autoritetet në Teksas kanë njoftuar se dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me armë zjarri në një studio vallëzimi në Fort Worth.
Zëdhënësi i policisë në këtë zone të Teksasit, Daniel Segura, ka thënë se oficerët e policisë i janë përgjigjur njoftimit për një sulm në studio vallëzimi.
Ai ka thënë se zyrtarët policor e kanë gjetur një trup të pajetë jashtë studios, ndërsa të tjerët që kanë qenë të lënduar janë transportuar për në spital. Një nga të lënduarit ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra./Gazeta Express/


