Një mesoburrë, i cili ishte shpallur i vdekur katër vjet më parë, u kthye i gjallë në fshatin e tij, në Kinë.
Ma Jixiang vuante nga një sëmundje mendore dhe ishte zhdukur pa gjurmë në vitin 2009. Në vitin 2012 policia gjeti një kufomë, e pas bërjes së analizave, u tha se “nuk përjashtohet mundësia që kufoma e gjetur dhe Ma Jixiang, ta kenë një baba të përbashkët”, transmeton gazeta Kiosova Sot.
Familja e kremoi kufomën sipas adeteve dhe e varrosi hirin e tij në fshat, në provincën Hunan. Familjarët bënë harxhime të mëdha për përmendore dhe toteme rreth varrit. Por, Ma u kthye në shtëpi duke i tmerruar të gjithë anëtarët e familjes. Ai iu tregoi atyre sesi kishte qenë i rrëmbyer, për të punuar në një fabrikë ilegale të prodhimit të blloqeve. Pasi që kishin parë se nuk mund të punonte më, e kishin lëshuar në rrugë. Më pas, Ma vizitoi edhe varrin “e vet”.


