Aleks Burreli kërkohet nga policia e Qipros, si një nga autorët e vrasjes që ndodhi dy ditë më parë.
Policia qipriote ka siguruar një urdhër-arresti ndaj tij si dhe e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.
Aleks Burreli është personi që shikoni në foto, imazhi it ë cilit u publikua menjëherë nga autoritetet qipriote sapo u konfirmua që ishte ai njëri prej vrasësve. Besohet se ai ka mbetur i plagosur nga breshëria e armëve dhe mund të jetë ndihmuar nga një person i tretë për t’u larguar.
Ndërkohë, policia shqiptare u ka thënë homologëve qipriotë se Aleks Burreli dhe vrasësi tjetër shqiptar që mbeti i vdekur Jani Vogli, u larguan nga Tirana më 7 Maj drejt Stambollit, e prej andej mbërritën në Qipro më 8 Maj. Nga masakra mbetën të vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe Jani Vogli, i cili ishte njëri prej dy vrasësve shqiptarë të paguar për të ekzekutuar biznesmenin grek Fanos Kalopsiodiotis, shkruan Syri.net.
Ky i fundit ishte në tavolinën e restorantit me dy policë, të cilët ishin jashtë shërbimit. Njëri prej policëve që shkëmbeu zjarr me shqiptarët humbi jetën, gjithashtu edhe bashkëshortja e tij që ishte në tavolinë. Kurse polici tjetër mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.


