Plagosje me armë zjarri në Ferizaj (Foto)

PUBLIKUAR

Mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Elena Gjika”, përballë Market “Mentori” në Ferizaj, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin derisa ka rrethuar vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi.

“Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri me ç’rast është plagosur një qytetar. I plagosuri është dërguar në QKUK”, tha Agim Gashi, transmeton FerizajPress.

Për identitetin e të plagosurit dhe arsyet e kësaj ngjarje, Gashi tha se policia do të dalë me komunikatë sapo të përfundojnë hetimet rreth rastit.

plagosje
plagosje1

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...