Koalicioni PDK-LDK kundër presidentit Thaçi

PUBLIKUAR

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi që, siç thonë ata, duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme.Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi, që Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të ratifikohet në Kuvend në dhjetë ditët e ardhshme, është hedhur poshtë nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Sipas përfaqësuesve të koalicionit, kjo çështje nuk mund të bëhet gjatës javës së ardhshme, pasi sipas tyre, ka mospajtime edhe brenda këtyre dy partive (PDK-LDK) dhe se duhet të arrihet një konsensus për të siguruar votat e nevojshme për ratifikim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë ditë më parë për mediet vendore se është mirë që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë brenda 10 ditëve të ardhshme këtë marrëveshje, pasi, sipas tij, Kosova mund të vonohet në procese të rëndësishme, duke aluduar kështu për procesin e liberalizimit të vizave që nga ana e Komisioni Evropian është kushtëzuar me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“Parlaenti i Kosovës duhet të votojë në dhjetëditëshin e ardhëshëm, para se të shkojë në puhsm, sepse mund të vonohemi shumë dhe mund të humbim hapin me një çmim të jashtëzakonshëm të shtetit për të ardhmen evropiane”.

Por, Bjram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se ende nuk ka vendim se kur do të dërgohet në Kuvend kjo marrëveshje.

Ndërsa, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se nuk beson që gjatë javës së ardhshme do të dërgohet në Kuvend demarkacioni me Malin e Zi, për shkak të, siç është shprehur, mungesës së numrave./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...