Gjashtë fëmijë u mbytën në gropat e vdekjes

PUBLIKUAR

Për pak vjet, gjashtë fëmijë në Kosovë kanë humbur jetën në gropat e hapura nga kompanitë e papërgjegjshme. Shteti nuk ka marrë kurrfarë masa ligjore ndaj këtyre të fundit

Dy fëmijët, Florenta dhe Florent Mramori, që u mbytën të enjten në një gropë pranë shtëpisë së tyre në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, nuk janë të vetmit që humbën jetën në këto gropa të lëna të pambyllura nga kompanitë që kryejnë punime në Kosovë.

Si pasojë e gropave septike të pambyllura nga kompanitë, kanë gjetur vdekjen disa fëmijë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Më 17 qershor 2015, dy fëmijë të familjes Bytyçi nga Sërbica e Ulët në Prizren janë mbytur në një gropë të mbushur me ujë.

Katër fëmijët e kësaj familjeje kishin hyrë për t’u freskuar në këtë pjesë të gropuar nga ekskavatorët e një fabrike të tullave.

Mirëpo, 11-vjeçari Leutrim Bytyçi dhe djali i axhës së tij, Leonard Bytyçi, 8-vjeçar, nuk arritën të shpëtojnë. E trupat e fëmijëve u nxorën nga një fqinj i familjes Bytyçi.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...