Britanikët vendosin për largim nga BE-ja

PUBLIKUAR

Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian.

Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind  e kanë kundërshtuar Brexitin.

Raportohet se në Angli dhe Uells kanë votuar fuqishëm për Brexit, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mbështetura qëndrimin në BE.

Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.

Lideri i Partisë së Pavarësisë së Britanisë së Madhe, Nigel Farage, tha se “mëngjesi ka aguar me Mbretërinë e Bashkuara të pavarur!” dhe ka shtuar se “nëse parashikimet janë të sakta, kjo do të jetë fitore për popullim e zakonshëm, fitore për njerëzit e mirë”.

Një ndihmës i kryeministrit britanik, David Cameron, i cili ka synuar me këmbëngulje mbetjen e Britanisë në BE, i tha agjencisë Reuters se vendi është në “një territor paqartësie”.

BBC raporton se për largim nga BE-ja ishin 16.8 milionë votues, ndërsa për mbetje ishin 15.7 milionë.

Shumica e qyteteve në pjesën verilindore të Anglisë votuan me shumicë për dalje nga Bashkimi Evropian, derisa Skocia dhe Irlanda Veriore, në masë të madhe votuan për mbetje në BE.

Dalja në referendum në përmasa kombëtare ishte e lartë: 72% të votuesve morën pjesë në referendum.

Ky votim ka shkaktuar shqetësime se referendumi britanik do të mund të shkaktonte zhvillime të ngjashme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ku lëvizjet për pavarësi janë gjithnjë e më tepër në ngritje, transmeton Rel.

Vendimi ka po ashtu, efekte të fuqishme ekonomike, pasi ka ndikuar në rënien e funtës britanike në nivelin më të ulët kundër dollarit amerikan në 31 vjetët e fundit. Një funtë këmbehej për 1.35 dollar, vetëm një ditë pasi arriti vlerën më të lartë në vitin 2016, që ishte 1.50 dollar për një funtë.

Në tregjet aziatike u shënua rënie e madhe e aksioneve. Tregjet në Tokio, Seul, Honk-Kong dhe Sidnej, kanë shënuar ulje për 7%.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...