De Biasi zbulon të ardhmen para lojtarëve, Dukës dhe Edi Ramës

PUBLIKUAR

Gianni de Biasi gjatë fjalimit të tij në Kryeministri, ka bërë të ditur se dëshiron të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe për shumë vite

Trajneri italian shpreson të qëndrojë edhe më tej në Kombëtare për të vazhduar atë që ka nisur disa vite më parë.

“Tani e gjithë bota sportive ka filluar të na marri në konsideratë. Ajo çka është më shumë e rëndësishme është ajo që këta djem kanë bërë. Unë i jam kthyer shpesh herë shembullit të Skënderbeut, jo se unë dhe Duka i afrohemi atij, por historia është edhe shembull frymëzimi, por kur ai përmend atë shembullin e shkopinjve që nuk thyen të gjithë bashkë, kjo pra është forca e skuadrës sonë. Edhe tifozët luftuan për ne. Unë jam i bindur se ata i fituan të tri sfidat që ne bëmë. Unë shpresoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën që kemi nisur”, ka deklaruar De Biasi. /gazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...