Isa Mustafa: Kosovarët kërkojnë të kthehen nga ISIS-i (Video)

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka folur sërish për  luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga sulmet terroriste.

Sipas kryeministrit, Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mos shkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri që tetë muaj.

Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarr për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...