Një cisternë e naftës rreth 33 tonë, ka dalë nga rruga mbrëmë në Han të Elezit dhe ka rënë në një hendek pranë fabrikës së ‘Sharrcemit’.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Gazetën Express, se nuk ka të lënduar.
“Shoferi e ka ndalur cisternën për të hyrë në shitore, mirëpo nuk e ka siguruar mirë ndaljen e tij, dhe ka shkuar mbrapa, domethënë ka anuar në një anë, dhe pastaj ka filluar me rrjedh nafta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.”, tha Gashi për Express.Ai shtoi duke thënë se për pak kohë do të largohet nga aty cisterna, dhe nafta po bartet në një cisternë tjetër. /GazetaExpress/.




