Morena Taraku me këngë të re, ja detajet (Foto)

PUBLIKUAR

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, është shfaqur mjaft e fokusuar në punë kohëve të fundit.

Ajo është parë nga Telegrafi me veturën e saj Porsche Panamera teksa i është afruar një prej studiove.

Në fakt, ajo ka vizituar studion e producentit Chipsit, ku po e punon këngën e re.

Sipas burimeve të sigurta, ajo te Chipsi tashmë e ka përfunduar këngën, teksa ai është një prej shumë producentëve me të cilin ka provuar që të realizojë hit Morena.

“Ajo duket tejet e stresuar për projektin sepse pak ndjen se është vonuar. Megjithatë, beson se do t’ia dalë në kohë për lansim. Projekti është bashkëpunim me reperin Xhero”, u shpreh një burim pranë këngëtares.

Morena së fundmi u spekulua për një lidhje me një person misterioz të të cilit buqetat me lule ajo i ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/

chipsi

SHIKO MË SHUMË

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...