Francezi Jimmy Helbert është një ndër tifozët e flaktë të kombëtares shqiptare.
27-vjeçari, që qëndron në një karrocë me rrota dhe me aparat që lehtëson frymëmarrjen, ka ndjekur të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet e Shqipërisë në Francë.
Lojtarët dhe trajneri Gianni De Biasi në seancën e së martës e takuan Jimmyn, në shenjë falënderimi, duke i bërë edhe disa dhurata simbolike.
Gjest i madh i ekipit kombëtar pa dyshim… /BW/Telegrafi/






