Malaj drejt Kroacisë

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar, Argjend Malaj pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Tirana.

Pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën nga kryeqyteti shqiptar, Malaj nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Ai ka disa oferta të mira nga kategoria superiore e Shqipërisë më saktësisht nga Kukësi dhe Skënderbeu.

Por lojtari nga Obiliqi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mesfushori i talentuar ka një ofertë nga kampionati kroat ku po kërkohet nga skuadra NK Osijek.

Osijek është pjesë e elitës së futbollit kroat dhe zyrtarizimi i Malajt tek kjo skuadër pritet të bëhet gjatë kësaj jave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...