Juncker: Britanikët të mos largohen nga BE-ja

PUBLIKUAR

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka tërhequr vërejtjen Britanisë se votimi për largim nga Bashkimi Evropian, do të jetë “një akt i vetëdëmtimit”, që do t’i rrezikoj përfitimet reciproke në disa dekada.

Këtë thirrje emocionale për votuesit britanikë, Juncker e ka bërë para referendumit të nesërm, në të cilët vendoset se a do të mbetet Mbretëria e Bashkuara në BE apo jo.

“Ta ktheni shpinën ndaj fqinjëve tuaj dhe të tërhiqeni në izolim është kundër çdo gjëje që Evropa dhe Britania qëndrojnë”, tha Juncker në një tubim biznesor mbrëmë në Athinë të Greqisë, transmeton Rel.

“Largimi do të thotë vetëdëmtim”, tha Juncker.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...