Konferencë dedikuar Samitit Paris-Ballkan 2016

PUBLIKUAR

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet konferencë me temë ‘Paris Ballkan 2016-Sfida kyçe dhe pritjet e Republikës së Maqedonisë’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konferencën, siç është paralajmëruar, do ta hapin ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ambasadorja e Francës Lorens Oer.

Në konferencë, ligjëratë do të mbajë ambasadori Antoan Grasen, i obliguar nga ana e Qeverisë franceze për organizimin e Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 4 korrik të këtij viti në Paris. Grasen, siç paralajmëroi Ambasada franceze në Shkup, do të bëjë prezantim në Samit edhe në temat që do të përfshihen në ngjarje, ngjarja, ndërsa një pjesë do të përkushtohet në projektet infrastrukturore rajonale dhe masat shtesë nga sfera e transportit dhe energjetikës, temë e cila do të ketë vend të konsiderueshëm në samit.

Në konferencë në MPJ është paralajmëruar edhe prania e ambasadorëve të Austrisë, Renate Kobler, e Gjermanisë Chirstine Althauser dhe i Italisë Ernesto Beleli

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...