Gol i pa parë i Messit nga gjuajtja e lirë, Argjentina në finale (Video)

PUBLIKUAR

Argjentina është kualifikuar në finalen e Copa America Centenario, pasi në gjysmëfinale ka shkatërruar nikoqiren SHBA-të me rezultat 4-0.

Gjithçka nisi në minutën e tretë kur Messi e gjeti Lavezzin i cili shënoi për 1-0.

Vetëm gjysmë ore më vonë (32’), Messi nga gjuajtja e lirë shokoi Amerikën dhe heshti stadiumin NRG Stadium në Houston për 2-0, shkruan Telegrafi.

Në pjesën e dytë vetëm sa u formalizua fitorja, pasi me të startuar fraksioni i dytë Higuain shënoi për 2-0, para se Messi të asistonte sërish për golin e dytë të Higuain në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Argjentina shkon në finale të Copa America Centenario, ku pret kundërshtarin e gjysmëfinales tjetër, Kolumbi-Kili. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...