Komunat veriore marrin 6.4 milionë euro nga Fondi për Veri

PUBLIKUAR

Janë ndarë mjetet e fondit për Veri, që u themelua kohë më parë, si pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Më së shumti para ka fituar Mitrovica Veriore, rreth 3 milionë euro, thuhet në një njoftim të Institutit për Zhvillimin Ekonomik Territorial (InTER), transmeton Klan Kosova.

Këto para janë ndarë për pesë projekte: shpronësimin e tokës për ndërtesën e re të komunës, stacionin e zjarrfikësve, hallën sportive, Institutin Rajonal Kulturor dhe projektin për ndihmë ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Zveçani ka marrë 1.3 milionë, me të cilat, mes tjerash, do të ndërtohet edhe një qendër rinore.

Komuna e Zubin Potokut ka marrë rreth 1 milion euro, të cilat do të shpenzohen edhe për ndërtimin e një pishine të mbyllur dhe të një arene për atletikë.

Leposaviqi ndërkaq merr rreth 1.2 milionë nga fondi për veri. Me to pos tjerash do të bëhet një kopsht për fëmijë dhe objekte për aktivitete kulturore e sportive.

Mjetet nga Fondi për Veriun e Kosovës sigurohen nga taksat doganore që mblidhen në vendkalimet kufitare të Jarinjes e Bërnjakut, ndërsa qëllimi i themelimit të tij është mbështetja për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të katër komunave me shumicë serbe në këtë pjesë të vendit.

Deri tashti janë tubuar 9.4 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...