Gjuriq kërkon nga Brukseli të bëjë më shumë për raportet Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Në vitin 2013, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan të ashtuquajturën “Marrëveshjen e Brukselit” për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Pas tri viteve, situata vështirë se ka ndryshuar, e terë kjo për shkak të refuzimit të liderëve kosovarë për të zbatuar dispozitat e saj, kështu ka thënë për Radio Sputnik, Marko Gjuriq, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Retorika agresive dhe shpesh herë haptas kundër serbëve e elitës shqiptare në Prishtinë është duke krijuar një atmosferë politike negative të dëmshme për tentimin tonë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes vete. Serbia është duke punuar fort për ta bërë realitet këtë, por druhem se dështimi për ta zbatuar marrëveshjen, si dhe shpesh retorika shoviniste e Prishtinës janë duke e vënë në litar të ardhmen e këtij dialogu”, tha Gjuriq për Radio Sputnik

Ai shtoi se duke dhënë premtime boshe për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, Prishtina vë në pikëpyetje të drejtat themelore të Kosovës.

“Kjo do të thotë se disa liderë shqiptarë në Kosovë kërkojnë të ketë bisedime si një vazhdimësi e luftës me mjete të ndryshme. Ky është një mentalitet lufte i cili duhet të harrohet sa më shpjet që është e mundur,” shtoi ai.

Ai bëri thirrje që BE të bëjë më shumë për raportet Kosovë-Serbi.

“Sa i përket BE-së, ajo duhet të bëjë më shumë se thjesht të ofrojë objekte për mbajtjen e bisedimeve, dhe së qenët dëshmitar i heshtur i tyre. BE ka marrë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe interpretimin e tyre të paanshëm”, tha Gjuriq.

Ai tha se Serbia pret interpretim të paanshëm të marrëveshjeve të Brukselit edhe pse shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën.

“Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën, ne presim një interpretim të paanshëm të këtyre marrëveshjeve si dhe mungesë të tentimeve për ta përdorur këtë dialog si një instrument për arritjen e fundeve të tyre gjeografike me anë të bërjes presion ndaj Serbisë”, përfundoi Gjuriq./gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...