Veseli pritet t’i shkarkojë tre drejtorë të Ramadan Mujës

PUBLIKUAR

Qeveria komonale e Ramadan Mujës në Prizren pritet të riformatizohet. Fati i disa drejtorëve ka mbetur në duart e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, kurse tre drejtorë të Ekzekutivit, janë në listën e Veselit, për shkarkim.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it bëjnë të ditur se kryetari i Komunës, Ramadan Muja është në pritje të vendimit nga Veseli.

Dy drejtorë do të shkarkohen për shkak humbjes së jetës së vajzës 3 vjeçare, ndërkaq drejtori i tretë që pritet të shkarkohet është Nexhat Çoçaj.

Sipas të njëtit burim, Muja ka qenë i pafuqishëm në shkarkimin e drejtorëve, pasi që zgjedhja e tyre ishte bërë nga Kryesia Qendrore e PDK-së në Prishtinë.

“Emrat kanë ardhur direkt nga Prishtina, sepse dega sic e dini nuk ka pas arritur konsensus për të zgjedhur drejtorët”, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Se në përzgjedhjen e drejtorëve për qeverisjen në Prizren ka ndikuar edhe Qendra në Prishtinë, në një prononcim të mëhershëm nuk e pat mohuar as Sekretari i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu.

Sipas tij, përzgjedhja e drejtorëve komunalë është bërë pas propozimeve të kryesive të degëve nga Prizreni, Zhuri dhe Hasi, ku për secilën drejtori ka pasur nga tre e më shumë kandidatë.

“I gjithë procesi është përcjell me debat në strukturat e degëve ne organet vendimmarrëse. Ka pasur edhe konsultime e bashkëshqyrtim me qendrën e partisë”, pat thënë Kryeziu.

Kryeziu e kishte arsyetuar konsultimin me qendrën në Prishtinë.

“Natyrisht konsultimet me strukturat qendrore të partisë e ka bërë të domosdoshëm jo vetëm përzgjedhja e drejtorëve nga radhët e PDK por nga detyrimet prej partnerëve te koalicionit. Pas emërimit të drejtorëve qeveria lokale e ka mbështetjen e plotë te strukturave të partisë në nivele dege”, pat thënë Kryeziu për ‘PrizrenPress’.

Por, sipas tij, vendimi final i emërimit ka qenë në kompetencat e kryetarit të komunës Ramadan Muja.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, gjatë vizitave të shpeshta në Prizren,ka diskutuar edhe reformatizimin e ‘Qeverisë Muja’/PrizrenPress.com/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...