Mogherini: Kriteri i fundit për liberalizim, ratifikimi i demarkacionit

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presindeti Hashim Thaçi, që Kosova të përmbush edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave, atë të miratimit të marrëveshjes për demarkacionit e kufirit me malin e Zi.

Presidenti Thaçi u takua sot me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel.

Thaçi, pasi e ka informuar Mogherinin për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Shefi i shtetit kosovar, ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave.

Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Lartë Mogherini u shpreh se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa më parë të përmbushet edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz./Telegrafi/

capture_1466518837-9913670

Photo3-2-768x512

Photo4-2-768x512

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...