Haliti e Dërguti në takimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

PUBLIKUAR

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës është duke marrë pjesë në Strasbourg të Francës (prej 20- 24 qershor 2016) në punimet e Sesionit të tretë të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe në mbledhjet e komisioneve, me theks të veçantë në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, po ashtu delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me anëtarët e delegacionit austriak në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës , të udhëhequr nga Gisela Wurm – shefe e delegacionit të Austrisë.

“Gjatë këtij takimi u shkëmbyen pikëpamje lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy delegacioneve si dhe u kërkua mbështetja e delegacionit austriak në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë punimeve të këtij Sesioni delegacioni i Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë takime të tjera bilaterale”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...