Tentoi të vriste Donald Trump, në pranga britaniku (Video)

PUBLIKUAR

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane, pasi tentoi të vriste kandidatin republikan për presidencialet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi të Trump-it me mbështetësit e tij në Las Vegas, ku Steven Sandford ka tentuar t’i marrë armën një oficeri për të qëlluar më pas kandidatin për president.

Sandford ka pranuar se kishte në plan që të qëllonte ndaj Donald Trump prej një vit, e kishte vendosur që të vepronte pasi kishte vetëbesim, përcjell Shekulli.

Sipas mediave ndërkombëtare, 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks.

“Associated Press” shkruan se Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...