Specialja, “tërmet” në fundvit

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale pritet që në fund të këtij viti të ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, nën dyshimet për krime të luftës në vend. Ngritja e aktakuzave thuhet se do ta “dridhë” Kosovën, meqë përflitet se të arrestuarit do të jenë zyrtarë të profilit të lartë

Gjykata Speciale tashmë është në përfundim të kompletimit me stafin administrativ, gjyqtarët dhe prokurorët dhe shumë shpejt pritet funksionalizimi i saj i plotë. Funksionalizimi i plotë do t’i hapë rrugë ngritjes së aktakuzave të para për ish-eprorët e UÇK-së, lidhur me pretendimet për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Tashmë Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar buxhetin për mbështetje të dhomave të Gjykatës Speciale prej afro 29 milionë eurosh për një periudhë njëvjeçare, përderisa  është përmbyllur edhe konkursi për rekrutimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Javë më parë në një intervistë për gazetën “Zëri”, shefi i Zyrës së BE-së në vend, Samuel Zbogar, ka thënë së Kosova ka kompletuar detyrat e saj të parashtruara rreth Gjykatës Speciale, por janë duke pritur ratifikimin e Marrëveshjes nga Holanda. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...