Arsenali i shpëton humbjes nga Evertoni

PUBLIKUAR

11

Arsenali ka shënuar dy gola të vonshëm për të nxjerrë një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier në udhëtim te Evertoni.

Topçinjtë e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola në pjesën e parë, por ishin aktiv në fund të ndeshjes duke barazuar.

Skuadra e trajnerit Roberto Martinez dominoi në takim dhe kaloi në epërsi herët, me anë të një goli të shënuar nga Seamus Coleman (19’). Për t’i dhënë një goditje më të rëndë kundërshtarit, vendasit shënuan edhe një gol tjetër në minutat e fundit të pjesës së parë, kësaj hare me anë të Steven Naismith (45’).

111

Evertoni u tregua skuadër e rrezikshme edhe në fillim të pesës së dytë, duke krijuar disa raste shënimi, por të pakonkretizuara.

1111

Topçinjtë në anën tjetër u këndellën kah fundi i ndeshjes, kur arritën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 me anë të Aaron Ramsey (83’). Goli u dha fuqi djelmoshave të Arsene Wenger, të cilët madje arritën të barazojnë në minutën e fundit të kohës së rregullt me golashënues Olivier Giroud.

11111

Pas dy javësh, Arsenali ka një fitore dhe një barazim, derisa Evertoni dy barazime. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...