Politizohet Antikorrupsioni

PUBLIKUAR

Zgjedhja e Shaip Havollit në krye të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) vlerësohet si “zaptim” i njërit prej institucioneve më të rëndësishme në vend dhe tentim për legjitimim të pasurisë së dyshimtë të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me shumicë votash drejtor të AKK-së, Shaip Havollin, për një mandat pesëvjeçar.

Havolli në këtë institucion do ta zëvendësojë Hasan Pretenin, i cili ka udhëhequr për dy mandate me Agjencinë.

Për drejtor të AKK-së kanë qenë në garë 25 kandidatë. Në mesin e këtyre kandidatëve ka qenë edhe aktivisti i shoqërisë civile, Avni Zogiani.

Ky i fundit ka deklaruar për gazetën “Zëri” se gara për këtë pozitë ka qenë e ndikuar politikisht, përkatësisht, siç ka thënë ai, Havolli ka pasur përkrahjen e kryeministrit Isa Mustafa.

“Në kabinetin e kryeministrit Mustafa ka këshilltar me mbiemrin Havolli. Kryeministri Isa Mustafa po i familjarizon institucionet, pasi që kjo përzgjedhje ka ardhur direkt nga kryeministri dhe këshilltarët e tij”, ka thënë Preteni. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...